Foto: Shkolla Shote Galica
Detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në oborrin e gjimnazit 'Shote Galica' në Fushë Krujë.
Mësohet se 18-vjeçari Klisman D. është qëlluar një herë në qafë. Është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me thikën të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.
Ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Lajmi kryesor:
Fushë Krujë/ Nxënësi 18 vjeçar goditet me thikë në oborrin e gjimnazit, sillet me urgjencë tek Trauma! Shoqërohet në polici shoku i shkollës (VIDEO)
S.G//ReportTv.al