Kombëtarja

Sport

Detaji që shtyn zyrtarizimin e Shqipëri - Kili

13 Shkurt 2024, 18:20| Përditesimi: 13 Shkurt 2024, 18:30

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologët e Kilit kanë rënë parimisht që dy skuadrat kombëtare të luajnë një test miqësor në fund të marsit 2024. Ende dueli nuk është zyrtarizuar, kjo për shkak të një "kleçke" mes palëve.

FSHF kërkon që dueli të luhet në "Air Albania", pra në Tiranë, teksa te Kili duan një stadium neutral në Europë. Skuadra nga Amerika Latine në 26 mars ka një duel miqësor me Francën dhe të ndodhur në Europë, ideja ishte për zhvillimin e ndeshjes në Bologna të Italisë.

Tanimë duket se palët do dakordësohen edhe me detajin e stadiumit, për të siguruar kështu miqësoren e radhës për Kombëtaren. Deri tani, Shqipëria ka siguruar një duel miqësor me Suedinë në 25 mars në Stockholm (19:00).

Pritet që edhe në maj kuqezinjtë të luajnë të paktën një duel gjeneral para finaleve të Euro 2024. Në Gjermani, Shqipëria ka si rivalë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në grupin B.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?