Teksa shoqërohej edhe nga ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për lidhje me krimin, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare.
Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.
“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu...!”, i tha qytetarja.
Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:
“Aaaaaa... Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee...!”.
Lajmi kryesor:
Berisha fushatë me Ndojën dhe 'deputetin me kobure': Sa piu Rama gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero se e mbrojti për shtëpinë pa leje, as Enver Hoxha s’e bëri këtë
A.Q/r.k./ReportTv.al