Policia në vendngjarje

Ekzekutimi tek lokali 'Kështjella'/ Viktimës i gjendet pistoletë në trup! Kishte punuar dhe si menaxher i kompleksit 'Golden' ku u rrëmbye e zhduk Jan Prenga

1 Dhjetor, 19:43| Përditesimi: 1 Dhjetor, 20:08

  • Share

1733076929_tirane.JPG

Detaje të reja nga vrasje e pasdites së sotme në Ndroq të Tiranës, ku Alfred Dedja, 50 vjeç, i njohur me pseudonimin “Daku”, u ekzekutua teksa po drekonte në lokalin “Kështjella”.

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema informon se viktima Alfred Dedja disa vite më parë ka qenë menaxher te kompleksi 'Golden' në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jani Prengës, më 2020. 

Në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari Jan Prenga në 2020.  Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa Prenga nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit "Golden"

Mësohet se 50 vjeçarit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë në trup.

Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme nga Julian Gjoshi, që rezulton kunati i Hajrit, ka lidhje me rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Pista e parë mbetet gjithnjë prishja e pazareve të drogës.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?