Detektivja Shkënda Lili: Gjatë pandemisë janë rritur kërkesat për divorce

11 Qershor 2020, 11:38| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 11:41

  • Share

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar ‘’ Shkënda Lili, një detektive private e cila foli për punën e saj si detektive por edhe për vështirësinë e punës së saj në periudhën e pandemisë. Ajo shprehet se gjatë kësaj periudhe është rritur numri I kërkesa për divorce.

‘’ Unë jam konsultuar dhe me avokatë dhe është rritur numri I kërkesave të divorcit. Tek unë telefonatat kanë filluar që muajin e parë, sepse kanë dashur të zbulojnë  me kë flet partneri ose partnerja sepse gjatë gjithë kohës në telefon. Dhe për ta investiguar kuptohet ka qenë e vështirë për të bërë një investigim në terren sepse kanë qenë të mbyllur, ka dashur të bëjnë investigime të rrjeteve sociale dhe telefonave.

Ndërsa e pyetur se cila gjini ka qenë më kërkuese për të punësuar një detektivë, ajo thotë se ka pak më shumë meshkuj. 

‘’ Të dy palet, sidomos në këtë periudhë, në këtë muaj që ka filluar liria, të dy palët kanë ardhur dhe më ka bërë përshtypje sikur ka pak më shumë meshkuj, në këtë periudhë që duan të dinë. Shumica më vijnë janë ata që janë të martuar. Më ka rezultuar që në këtë periudhë, po më vijnë dhe meshkuj për të investiguar partnerët e tyre. Femra është tjetër gjë, sepse femra e ka gjithmonë atë mikrobin dyshimit’’ shprehet detektivja Shkënda Lili.

Ndër të tjera ajo jep dhe shembuj kur klientët e saj pas pandemisë kanë filluar procesin gjyqësor për dvicor. 

‘’ Një nga klientët e mi, për momentin është hapur procesi gjyqësor, normalisht akoma nuk janë ndarë sepse ka një afat kohor dhe procesi divorcit por është komplet e ndarë mendja që do divorcohen, provat janë siguruar, ne favor të klientit tim. Jam konsultuar dhe me mikeshat e mija që janë rritur goxha rastet e divorcit në këtë periudhë'' shprehet ajo.  

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahahaha qefet skane te ndalur...: 11/06/2020 12:05

    Epo fundja sikur cfare Po bejne ... Bli nje Bluze dhe vishe nje tjeter .. Rradha,,eshte e gjate ,,,shkembim teritoresh..Mere kete te timen,,dhe te mare ate te tenden..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?