Ilir Meta me aktivistë

'Deti', Meta: S'pranoj cënimin e interesave kombëtare! Rama s'ka marrë autorizim nga unë për bisedimet me Greqinë

17 Shkurt 2021, 14:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 14:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në një takim aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

Gjatë takimit Meta tha se do të vijojë të dëgjojë me vëmendje çdo zë të shoqërisë civile, ku ka theksuar se kryeministri, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë.

“Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së  Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare.”

Presidenti Meta, i informoi të pranishmit për përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

Kam qenë dhe mbetem bashkëpunues e transparent me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera kushtetuese, në dobi të interesit kombëtar dhe të zbatimit rigoroz të Kushtetutës. I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

U rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë, që kanë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare. Ata duhet të përmbushin në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e tyre ligjore, në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë e kuadrit të brendshëm ligjor, në interes së ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial, juridiksionit kombëtar, garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, - u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta.

Komento

Komente

  • Like: 17/02/2021 16:04

    Cfare je ti o injorante qe duhet te te marre leje Kryeministri per punen qe ben. Ty dhe per te vajtur ne WC nuk duhet te kerkoje leje as njeri. Se shpejti po te afrojet fundi dhe e di se cfare te pret burgu ty, monen, salen e soj e sorollop qe keni shkaterruar e vjedhur Shqiperine. SHQIPERIA E SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • JamKushJam: 17/02/2021 15:47

    Ehhh mor xhuxhmaxhuxh, te djeg te dish per detin se kur firmose e bone si breket e Mones!!!! Ik mor langaraq Lalzi ene uro kalafmine tate, Eren (ja paske ven emrin sic e kthen ti pelicen) per ditlindje o ditzi!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?