Politikë

VIDEO/ ‘Detyra ime është krejt tjetër...!’ Kontrata e lobimit të PD, Topalli i bën ‘bisht’ pyetjes së gazetarit dhe zbaton urdhrin e Berishës: Partia e ka sqaruar!

30 Prill, 12:26| Përditesimi: 30 Prill, 13:12

  • Share

Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli iu shmang sot (30 prill) përgjigjes shteruese për pyetjen rreth kontratës së lobimit 6 mln dollarë, me kompaninë amerikane “Continental” në SHBA nga selia blu.

Ish-kryeparlamentarja demokrate, që do jetë deputete e parlamentit të ardhshëm nga listat e sigurta të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, e komentoi shkurt dhe formalisht çështjen, duke dhënë një përgjigje më shumë sesa diplomatike.

“Si përfaqësuese e PD-së për Diasporën, a keni dijeni për kontratën e lobimit me kompaninë amerikane, duke qenë se garant për kontratën ka dalë pikërisht një shqiptar i diasporës, Nuredin Seçi, a keni dijeni se nga vijnë këto para, sili është burimi i financimit dhe çfarë është ky fondacion “Make Albania Great Again”, ishte pyetja nga gazetari në sallë.

Teksa Topalli u përgjigj:

“Detyra ime ka qenë krejt tjetër, ndërkohë që Partia Demokratike e ka sqaruar këtë çështje”.

Në këtë mënyrë ajo ka zbatuar edhe urdhrin e lëshuar nga kryetari Sali Berisha, që të mos bënin deklarata publike apo në media në lidhje me kontratën e lobimit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?