Periferi

Detyra jonë është të jemi seriozë e të qetë

16 Mars 2021, 22:07| Përditesimi: 17 Mars 2021, 14:43

  • Share

Eshtë kohë zhurme. Ka më shumë zhurmë nga ajo që jemi mësuar përherë; zanatçinjtë e hedhin për të mbuluar gjithë të këqijat që kanë bërë e bëjnë në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve. Nuk kemi pasur asnjëherë qetësinë për të parë gjatë e thellë një ngjarje, një veprim, për të gjykuar në ishte i gabuar apo i drejtë. Por pikërisht në këtë kohë zhurme e të bërtiturash deri në qiell, në kohë intepretimesh teatrale e krijimi telenovelash me personazhë të vërtetë e institucione të vërteta, detyra jonë është të jemi seriozë dhe të qetë.

Shqipëria duhet të ketë në këto kohë si pika të forta referimi njerëzit seriozë, inteligjentë. “Si mund të dallojmë njerëzit inteligjentë profesor?”, do të pyeste një studente pasi kishte dëgjuar leksionin e profesorit të saj mbi vlerën e njerëzve inteligjentë në shoqëri. “Nuk janë mëndjemëdhenj. Nuk bërtasin. Nuk urrejnë”.

Për ne është një llogari e thjeshtë: Sa njerëz që urrejnë e shanjë janë në media, politikë, shoqëri civile? Sa prej miqve, familjarëve, kolegëve tanë bëjnë sot rolin e zhurmuesit publik? Sa prej të njohurve të secilit prej nesh, nuk janë seriozë në logjikë e në renditjen e fakteve me drejtësi dhe mirëkuptim? Janë pak, fare pak. Po të hedhim sytë rreth e qark, njerëzit që duam e respektojmë më shumë nuk bërtasin, shajnë e mallkojnë në rrjete sociale, nuk gënjejnë e ofendojnë në media, nuk manipulojnë e nuk bëjnë zhurmë që askush të mos dëgjojë. Bëjëni këtë provë të gjithë: numëroni dhe do të shihni se njerëzit që ju rrethojnë, shumica, jetojnë me korrektësi dhe seriozitet të përditshmen. Zhurmuesit janë të njëjtët në këto 30 vite tranzicion, janë pak me ndonjë të ri a të re që mendon gabimisht se e ardhmja është kjo formulë tashmë demode’. Inteligjenca do të fitojë mbi forcën dhe logjika do t’ia dalë ndaj dhunës e çdo padrejtësie.

Atëherë, nëse shumica në Shqipëri janë njerëz seriozë, edhe sa gjatë mund të jetojnë “aktorët” e monologëve dhe teatrove të dhunës, nëse të gjithë rezistojmë të qetë?

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?