Bashkitë po i bëjnë investimet e tyre pa pasur fonde në dispozicion duke u zhytur edhe më thellë në borxhe. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pushteti vendor në fund të muajit mars kishte 5.5 miliardë lekë detyrime të papaguara ose 662 milionë lekë më shumë se në fund të vitit të kaluar.
Rritja e borxheve ka ardhur vetëm si shkak i investimeve dhe shërbimeve të papaguara. Konkretisht në fund të marsit bashkitë kishin 2.8 miliardë lekë të papaguara për investime nga afro 2.2 miliardë lekë që ishte vlera në fund të vitit 2023.
Po ashtu janë zgjeruar borxhet për shërbimet e marra nga 61 njësi të pushtetit vendor, të cilat kanë arritur në 635.2 mln lekë. Më pas janë vendimet gjyqësore kryesisht prej largimeve të padrejta nga puna me 385.4 mln lekë detyrime.
Bashkitë me stokun më të lartë të borxhit janë Tirana me 1.1 miliardë lekë, gjysma për investime të kryera dhe të papaguara. Por vlera e borxhit për këtë bashki nuk e vë atë në rrezik për shkak të nivelit të lartë të të ardhurave.
Ndërsa në krize është bashkia e Kavajës, borxhet e së cilës janë në shifrën rekord prej 818 milionë lekë, duke u klasifikuar në vështirësi serioze financiare. Më pas është Bashkia e Durrësit me 421 milionë lekë detyrime, ku 341 milionë lekë janë për investime. Dhe bashkia tjetër në vështirësi financiare është Vora, me 363 milionë lekë borxhe të prapambetura.
Shpesh në komisionet parlamentare, kryetarët e bashkive kanë kërkuar nga qeveria që këto borxhe të zerohen pasi nuk kanë aftësi për t’i shlyer sepse shumica është krijuar që në kohën e reformës së vjetër territoriale. Pra detyrime të trashëguara nga ish-komunat.
Specifikoini shpenzimet. Sa ne kohen e ketij kryetar bashkie dhe sa ne kohen e ketij te riut. Sa kur ishin komunat dhe per cdo njesi dhe sa me vone. Sepse ju kerkuat qe ta fitonit bashkine kavaje me po ate kryetar megjithese i patet shpallur falimentin bashkise. Ju ti krijoni shpenzimet si qeveri sepse e detyroni bashkkine qe ti dergoje plehrat ne landfillin e sharres ne tirane me cmime si per incerator kur duhet te kalojme ne ndarje ne burim te plehrave qe mund te krijojne te ardhura dhe per ato qe duhen gropos mund te behet landfill ne kavaje dhe te kushtoje me pak nga transporti i afert. Gjithashtu mund ta administroje pastrimin vete bashkia dhe jo firma te paracaktu
Përgjigju