Detyrimet e prapambetura u ulën me 53.8 mln euro në 2021, Minstria e Infrastrukturës, e Financave dhe e Mbrojtjes ‘borxhliet’ kryesore

6 Maj 2022, 18:03| Përditesimi: 6 Maj 2022, 18:14

  • Share

Largimet e padrejta nga puna dhe investimet e papaguara vijojnë të jenë dy problematikat kryesore që ka qeveria qendrore dhe pushteti vendor. Sipas Ministrisë së Financave edhe pse gjatë vitit të kaluar ka pasur një rënie të borxheve të prapambetura, përsëri ato mbeten në nivel shqetësues. Në krye të listës për detyrimet më të larta janë Ministria e Infrastrukturës, e Mbrojtjes dhe e Financave.

109.8 milionë euro ishte totali i detyrimeve të prapambetura në fund të vitit të kaluar, me një rënie prej 53.8 milionë eurosh në raport me vitin 2020. Sipas raportit 54 milionë euro janë detyrime të pushteti vendor, 51 milionë euro janë të pushtetit qendror dhe pjesa tjetër janë detyrime për rimbursimin e TVSH-së.

Sa i takon institucioneve qendrore Ministria e Infrastrukturës ka 19,4 milionë euro detyrime të papaguara ku 11,7 milionë euro janë vetëm për vendime gjyqësore që kanë të bëjnë kryesisht me largime nga puna dhe procedura të tjera. Më pas vijnë investimet e papaguara me 4,4 milionë euro.

Më pas është Ministria e Financave me 12,4 milionë euro borxhe, ku përsëri detyrimet gjyqësore mbajnë peshën më të madhe, ndjekur nga borxhet për shërbime. Në vend të tretë renditet Ministria e Mbrojtjes me 9,5 milionë euro detyrime.

Ndërsa tek pushteti vendor në krye të listës për nivelin më të lartë të borxheve është Bashkia Kavajë me mbi 6,8 milionë euro detyrime, ndjekur nga bashkia Tiranë me 5,4 milionë euro dhe më pas Vora me 4,2 milionë euro.

Si pasojë e detyrimeve të larta të mbartura që përpara ndarjes territoriale, qeveria vendosi në buxhetin e 2022, një fond prej 500 milionë lekësh që do tu shpërndahej bashkive që të shlyenin detyrimet e që kishin.

DETYRIMET E PRAPAMBETURA

Viti 2021         109,8 mln euro
Viti 2020         163,6 mln euro
Diferenca          53,8 mln euro

DETYRIMET SIPAS PUSHTETEVE

Pushteti qendror             51 mln euro
Pushteti vendor              54,8 mln euro
Rimbursimi i TVSH         3,9 mln euro

INSTITUCIONET QENDRORE

Ministria e Infrastrukturës      19,4 mln euro
Ministria e Financave             12,4 mln euro
Ministria e Mbrojtjes                9,5 mln euro

BASHKITË ME BORXHE

Bashkia Kavajë        6,8 mln euro
Bashkia Tiranë         5,4 mln euro

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?