Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me incidentin e "marrjes peng" të avionit Ryanair dhe arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Xhaçka shprehet se Shqipëria është e shokuar lidhur me rrëmbimin e avionit të Ryanair.
Ajo shkruan se vendi ynë i bashkohet thirrjeve për hetimin ndërkombëtar të këtij incidenti si dhe kërkon lirimin e gazetarit Protasevich.
Lajmi kryesor:
Rrëmbeu avionin për të arrestuar një gazetar, BE kërcënon Bjellorusinë me masa ekstreme! Shqipëria i bashkohet thirrjeve për hetim ndërkombëtar
J.GJ./ReportTv.al