Deva Cassel dhe Monica Bellucci

Deva Cassel dhe Monica Bellucci, nënë e bijë si 'dy pika uji'

25 Janar 2023, 09:51| Përditesimi: 25 Janar 2023, 09:55

  • Share

Bukuria dhe ngjashmëria mes tyre u konfirmua edhe më shumë në sfilatën e Dior-it që 18-vjeçarja Deva Cassel, vajza e Monicca Beluccit mori pjesë më 23 janar.

Deva Cassel duket se po adopton stilin e mamasë së saj të famshme Monica Bellucci. Nëse 18-vjeçarja nuk ka zgjedhur aktrimin, ajo është vënë në qendër të vëmendjes pasi merret me modeling.

18-vjeçarja ishte një nga të ftuarit në sfilatën e modës Dior të mbajtur në Muzeun Rodin të hënën, më 23 janar. E reja e ndoqi spektaklin si spektatore dhe për këtë rast zgjodhi një fund të gjatë të cilin e ka shoqëruar me një bluzë transparente. Ajo e kompletoi të gjithë veshjen me një pallto të gjatë, e cila i la njërën shpatulla të zbuluar.

Vajza e re tashmë ka bërë bashkëpunime me shtëpi të mëdha të modës.

Monica Bellucci, krenare për vajzën e saj, ka postuar një foto të vajzës së saj nga paraqitja e saj. Komentet nën postim u bënë virale nga shumë persona që vunë në dukje se sa shumë i ngjante nënës së saj.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?