Foto ilustruese

Kronikë

Devijohet fluturimi i “Albawings” Venecia-Tiranë, dyshohet defekt teknik

5 Tetor 2018, 21:14| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 21:41

  • Share

Një aeroplan i kompanisë “Albawings” i nisur nga Venecia drejt Rinasit  ka devijuar uljen pas dyshimeve për një defekt teknik.

Sipas të dhënave nga aeroporti i Venecias aeroplani ishte planifikuar të nisej rreth orës 09:40 nga Venecia dhe pritej të mbërrinte në Tiranë rreth orës 11:00, por nisja është bërë rreth orës 10:09 nga Italia.

Në orën 10:25 avioni ka arritur lartësinë 9 mijë metra, ndërsa ka fluturuar vetëm 10 minuta në këtë lartësi, sipas të dhënave nga transponderi në bordin e avionit që Shqiptarja.com siguron aeroplani ka filluar uljen drejt Anconas në 10:35 kur ishte në fluturim mbi Zadar, Kroaci.  Në orën 11:00 aeroplani është ulur në aeroportin e Anconas.

Aeroplani është nisur pas disa orësh nga aeroporti i Ancones drejt Rinasit dhe ka mberritur ne oren 16:35, ndërsa nga kompania ajrore nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?