Është devijuar sërish trafiku tek ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ndërsa nga dita e nesërme, do të ndryshojë skema për hyrjen dhe daljen në kryeqytet.
Nëpërmjet një njoftimi, ARRSH bën me dije se nga nesër, hyrja në Tiranë për ata që vijnë nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.
Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”, ndërsa dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundësohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.
Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Kryqëzimi i rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Buna”, ardhja nga “Petrit Radovick”, që vijon në rrugën “Vangjel Noti”, do të devijohjet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës “Buna” për të dalë tek “Jordan Misja”, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i Parë.