Pas dy ditëve përpjekjeve intensive, forcat zjarrëfikëse arritën të shuanin flakët që përfshinë një sipërfaqe të madhe toke në malin e Moravës, Bashkia Devoll.
Policia njofton se është zbuluar dhe vënë nën hetim autori i zjarrvënies, 46-vjeçari i identifikuar me inicialet A.O..
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. O., 46 vjeç, banues në Gracë, Devoll, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, në malin Moravë, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi”,-njoftojnë blutë.
Për shuarjen e flakëve, të cilat u raportuan më 13 mars, u angazhuan në mënyrë intensive afro 80 veta, që përfshinin forca zjarrfikese, punonjës të drejtorisë së shërbimeve publike, punonjës të pyjores, forca vullnetare, dhe banorë të fshtrave përreth.
Komente
