Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Devoll, shoferi 18 vjeçar humb kontrollin, makina bie në kanal bashkë me 4 pasagjerët brenda

7 Korrik 2024, 22:31| Përditesimi: 8 Korrik 2024, 19:42

  • Share

Devoll -Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut 2024 në afërsi të fshatit Progër të Devollit.

Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin brenda.

Makina drejtohej nga një 18 vjeçar ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

'Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.'

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?