Foto ilustruese

Kronikë

Devoll/ Dy persona rrahin gruan e xhaxhait, vihen nën hetim

24 Mars 2024, 15:48| Përditesimi: 24 Mars 2024, 15:51

  • Share

DEVOLL – Një rast dhune është shënuar në Devoll ditën e sotme ku një 38-vjeçar në bashkëpunim me një 37-vjeçare kanë rrahur bashkëshorten e xhaxhait të tyre.

Blutë njoftojnë se dhunuesit e identifikuar me inicialet D.B. dhe M.B. janë vënë nën hetim, ndërsa gruaja e xhaxhait është pajisur me urdhër mbrojtje

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,-njofton policia.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?