Foto ilustruese

Kronikë

Devoll, e zë poshtë zetori duke punuar tokën, humb jetën 60-vjeçari

28 Maj 2018, 18:33| Përditesimi: 28 Maj 2018, 18:37

  • Share

Një 60-vjecar ka humbur jetën në Devoll, teksa ishte duke punuar tokën me zetor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Progër të Devollit, ndërsa 60-vjecarin me inicialet G.M e ka zënë poshtë zetori.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?