Devoll/ Ktheu lokalin për lojëra fati të paligjshme, arrestohen administratori 52-vjeçar dhe 3 klientët! Sekuestrohen tavolinë pokeri, çipsa dhe para (VIDEO)

10 Dhjetor, 16:17| Përditesimi: 10 Dhjetor, 17:37

  • Share

Korçë- Ktheu lokalin në ambient për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 52-vjeçari në Bilisht, së bashku me 3 të tjerë të dyshuar si klientë-lojtarë.

Policia njoftoi sot (10 Dhjetor) finalizimin e operacionit të koduar "Dealer", pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Personat e arrestuar u kapën duke luajtur poker në një tavolinë brenda ambienteve.

Të arrestuarit janë V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale "vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "organizimi i lotarive të palejuara", "ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë" dhe "fshehja e të ardhurave".

E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale "organizimi i lotarive të palejuara".

Si prova materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Hetimet për rastin do i vijojë hetimet prokuroria vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?