Kronikë

Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin (EMRAT)

1 Qershor, 11:46| Përditesimi: 1 Qershor, 12:13

  • Share

Devoll- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme (1 qershor) në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit Bilishtit. Viktima është identifikuar si Besim Stena, kurse shoferi i dyshuar Besart Kyçyku, drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë vendore, motomjeti me drejtues viktimën 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues 25-vjeçarin. 

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Kurse drejtuesi i automjetit, B.K., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore, pas hetimeve paraprake të ngjarjes së rëndë.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dinamikës.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?