Banesa e 59-vjeçarit që vdiq

Kronikë

Devoll/ Ndërroi jetë pasi mbushi dhëmbin në një klinikë dentare, familjarët e 59-vjeçarit: Vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale! Nën hetim dentisti

19 Gusht, 10:39| Përditesimi: 19 Gusht, 14:13

  • Share

Familjarët e 59-vjeçarit në Devoll që ndërroi jetë një ditë më parë pak pasi kishte mbushur një dhëmballë, thonë se nuk kanë pretendime për rastin, pasi sipas tyre, vdekja ka qenë natyrale.

Ata theksojnë se vdekja ka ndodhur nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për dentistin për veprën penale për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, që humbi jetën, rreth 1 orë pasi mori mjekim në një klinikë dentare, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kryen veprimet procedurale dhe materialet i referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin B. L., 36 vjeç, dentisti që i ka dhënë mjekim shtetasit Sh. D.", njofton policia. 

Sipas raportimeve, 59-vjeçari sapo kishte dalë nga klinika dentare kur u rrëzua përtokë. Pas shërbimit dentar, ku iu bë mbushja e dhëmbit, ai ishte ankuar disa herë se nuk ndihej mirë. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarct, por grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të tij për trajtimin që ka marrë në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, i cili shpjegoi përpara bluve të Devollit procedurën e ndjekur në trajtimin dentar.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?