Foto ilustruese

Devoll/ Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme 8 të arrestuar, një 43 vjeçare nën hetim

5 Dhjetor, 12:18| Përditesimi: 5 Dhjetor, 12:29

  • Share

Devoll-Tetë persona në Devoll janë arrestuar në flagrancë pasi merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lojërave të fatit dhe përshtatjes së ambjenteve në fshatin Poloskë.

Ndërkohë një 43 vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë pasi kishte përshtatur lokalin për zhvillim të lojërave të fatit.

"Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 44 vjeç, B. I., 31 vjeç, E. B., 28 vjeç, I. S., 33 vjeç,  M. I., 29 vjeç,  O. Gj., 32 vjeç, P. N., 31 vjeç dhe P. L., 54 vjeç, të gjithë banues në fshatrat e Devollit, të cilët u kapën në flagrancë ambientet e lokalit, duke luajtur me letra bixhozi.

Gjithashtu u refeuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e lokalit, shtetasen D. L., 43 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", informoi sot policia.

Efektivët e policisë sekuestruan 2 tavolinat e përshtatura për lojë, letrat e bixhozit dhe një shumë parash

Kontrollet u bënë si pasojë e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët.

Operacioni u kodua 'Round'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?