Kronikë

Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit

13 Mars, 19:43| Përditesimi: 13 Mars, 19:47

  • Share

DEVOLL - Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të shkurtër, por ka dëmtuar dhe një pjesë të mbjellur me lajthi.

Në vendngjarje kanë mbërritur 7 zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, të ndihmuar nga nga disa banorë të zonës aty pranë, por erërat e forta po i pengojnë ata dhe po bëjnë të mundur përhapjen e mëtejshëm të zjarrit.

Lajmi në përditësim…

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?