Pleqëria nuk vjen me moshën por me harresën! Ky është dhe rasti i çiftit Hysi në fshatin Bitinckë të Devollit. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Fëmijët i jetojnw larg dhe pa mundwsinw pwr t'i ndihmuar, ndërsa bashkia nuk mund t'u ndërtojë shtëpinë, ndaj përmes Report TV apelojnë për ndihmë.
77-vjeçari Agron Hysi ka mbetur pa njërën këmbë, si pasojë e sëmundjes që po e mundon prej 4 vitesh. Pa pension invaliditeti dhe me femijet larg për të kujdeset vetëm bashkëshortja Salija. Çifti i moshuar jeton në një banesë të rrënuar në fshatin Bitinckë të Devollit. Dy djemtë dhe vajza janë larg nga fshati.
"Fëmijët janë në Tiranë, djali i madh ka tre fëmijë në universitet dhe është ndarë prej nesh prej 20 vitesh. Djali i vogël është ndarë prej 13 vitesh, me probleme se s'ka fëmijë", shprehet Salie Hysi, teksa na tregon për problemet e shumta shëndetësore të të shoqit: "Ky njeri i sëmurë nuk mund të jetojë në këto kushte. Është operuar nga prostata, veshkat, hoqi këmbën dhe pas këmbës bëri operacion zemrën. Ka mpiksje gjaku ndaj i prenë këmbën e djathtë".
73-vjeçarja për shkak të moshës çdo ditë e më shumë gjendet në vështirësi për tu kujdesur për të shoqin, ndërkohë që fëmijët nuk e marrin përsipër këtë shërbim. Të ardhurat për çiftin e moshuar janë 28 mijë lekë në muaj, nga pensionet e pleqërisë, pjesa më e madhe e së cilave shkon për barna e mjekime. Mes lotësh, Salie Hysi rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike e sociale.
"Nuk mbaj dot asnjë peshë, unë jam e sfilitur, nuk dal të takoj asnjeri dita për mua nis në orën 05:00 e deri në mbrëmje vonë. Bëj punët e shtëpisë, kujdesem për burrin, edhe vetë e sëmurë jam!"
Ata kërkojnë rikonstruksionin e banesës dhe përfitimin e pensionit të plotë të invaliditetit për 77-vjeçarin, bashkë me pagesën e kujdestarisë.
"Dua t'i japin burrit një shoqërues dhe të na rregullojnë këtë dhomë, të bëhet dhe një banjo se skam ku ta laj", tha ajo.
"Unë kërkoj statusin e invalidit, i kam shkruar dhe vetë ministres së Shëdetësisë dhe s'kam marrë përgjigje", shprehet Agron Hysi.
I kontaktuar nga Report TV, kryetari i Bashkisë Devoll Eduart Duro tha se familja Hysi më herët është trajtuar me përkrahje sociale, por në momentin që 77 vjeçarit i është lidhur pension pleqërie, përkrahja sociale ligjërisht është ndërprerë. Prej vitesh të distancuar nga komuniteti ku banojnë, çifti i bashkëshortëve të moshuar, shpresën e vetme e kanë tek bamirësit që ndjekin apelin e tyre në Report TV.
Nëse doni të jepni ndihmën tuaj, kontaktoni numrin e telefonit +355693642509
Femijet??? Po cfemije nese nuk duan pribderit e tyre..cpret me nga kjo bote ku babezia e menefregizmi po shkaterron familjet..
Përgjigju