‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve

19 Prill, 16:47| Përditesimi: 19 Prill, 22:04

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që të dërgojnë emrat e anëtarëve për ngritjen e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Nëpërmjet një letre Nikolla iu ka kërkuar Bledar Çuçi, kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Agron Duka, kryetar i Grupit Parlamentar "Aleanca për Ndryshim", Mesila Doda, kryetare e Grupit Parlamentar "Demokraci dhe Integrim".

Duke qenë së përbërja e komisionit përbehet nga 11 anëtarë, 6 nga shumica parlamentare dhe 5 nga grupet e pakicës, Nikolla thotë se mbetet në pritje të propozimeve për caktimin e emrave që do të jenë anëtarë në përbërje të këtij komisioni.

‘Me vendimin nr. 40/2024 Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar "Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar deziformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga grupi i shumicës parlamentare dhe 5 anëtarë nga grupet e pakicës parlamentare, ku 3 anëtarë të jenë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 1 anëtar nga Grupit Parlamentar "Aleanca për Ndryshim" dhe 1 anëtar nga Grupi Parlamentar "Demokraci dhe Integrim". Kuvendi duhet të marrë vendim për të përcaktuar përbërjen e këtij komisioni Për këtë arsye mbetem në pritje të propozimeve tuaja për caktimin e emrave që do të jenë anëtarë në përbërje të këtij komisioni.’- njofton Nikolla.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/04/2024 01:55

    Z.Nikolla,Bardhi nuk eshte kryetar i Gr.parlamentar te PD.Kur pranuat te rikthenit te perjashtuarit e PD me kerkese te Bardhit,(gjithashtu i perjashtuar) e quajta nje lajthitje te rastit,por kur perserit me kete shkrese indirekt njohjen e Bardhit,aq me teper qe te kane kallzuar ne SPAK per veprim te ngjashem,atehere nuk kemi te bejme me lajthitje,por veprim i qellimshem i miremenduar.Shume keq qe keni rene kaq poshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?