Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi i cili është lënë jashtë drejtësisë për 15 vite.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së për ish-gjyqtarin. Kujtojmë se në muajin janar, KPK ndërpreu procesin e vettingut për Haxhialushin.
Kjo erdhi për shkak se ky i fundit dha dorëheqjen disa ditë përpara se t’i nënshtrohej procesit të vettingut.
Sipas kërkesës së depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor motivacioni është largim nga sistemi drejt për arsye shëndetësore.
Ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.