Zhaklina Peto

'Dha dorëheqjen nga gara për Kushtetuesen'/ Nuk ndalet Zhaklina Peto, do të paditë sërish KED-në: Konkluzione të manipuluara

28 Dhjetor 2020, 12:30| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 14:18

  • Share

Nuk dorëzohet Zhaklina Peto. Pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi më 23 dhjetor njoftoi përfundimin e procedurave për verifikimin e kandidimit të saj për Gjykatën Kushtetuese, duke raportuar se ajo është tërhequr nga gara, Peto ka vendosur që të ankimojë serish vendimin e KED.

Peto shprehet se vendimi i KED është i paprecedentë, i  zhytur në paligjshmëri dhe në kundërshtim të hapur dhe në manipulim të vullnetit të saj të li.

 “Relatorja e çështjes ka injoruar në mënyrë të qëllimtë të gjitha dhe çdo kërkesë timen për të më sqaruar pyetjet e saj, veçanërisht duke pasur parasysh që këto pyetje ishin esenciale në një proces, ku gjetjet e saj tashmë përfshin çështje dhe aludime të reja jashtë hetimit dhe konkluzioneve të dy procedurave të mëparshme. Relatorja në një akt të paprecedentë dhe flagrant ka lënë në mes procedurën e hetimit dhe verifikimit të gjetjeve të mia nga organet tatimore (DPT dhe DRTT), duke parashtruar në relacion dhe vendim gjetje dhe konkluzione tërësisht të pavërteta dhe në kundërshtim të hapur me konkluzionin e dhënë në aktet dhe shkresat e organeve tatimore, duke kryer një shkelje të rëndë të procedurës. Ajo nuk ka pritur përgjigjen zyrtare të DRTT dhe nuk më ka komunikuar qëllimisht përgjigjen zyrtare, e cila fatmirësisht më është dërguar edhe mua nga DRTT për dijeni”

Sipas Petos relatorja Miranda Andoni ndodhet në kushtet e përgjegjësisë penale dhe ka kryer një shkelje të rëndë procedurale. Ajo gjithashtu në kërkesë-padi thotë se relatorja e çështjes ka injoruar dhe ironizuar gjendjen e saj shëndetësore ndërsa ishte e prekur me COVID-19.

“Në një akt të paprecedentë, relatorja ka injoruar tërësisht gjendjen time shëndetësore, shkaktuar nga infektimi im dhe diagnostikimi me CARS Cov-2, duke shkelur haptazi parimet dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke rrezikuar shëndetin tim dhe të të tjerëve, dhe duke më shtyrë në paligjshmëri, të veproj në kundërshtim me aktet normative dhe legjislacionin e adoptuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë në kuadër të pandemisë Covid-19. Më keq akoma ajo ka ironizuar dhe është tallur haptazi me kërkesën time. Është shokuese dhe e pashpjegueshme, që në këto rrethana të ndikuara nga situata madhore, relatorja në mënyrë tërësisht të paarsyeshme, injoroi raportin mjekësor duke më vendosur pa asnjë arsye ligjore, në një pozicion diskriminues, poshtërues, totalisht të papërshtatshëm dhe në pamundësi për të ushtruar të drejtat e mia, të garantuara nga ligji, pa përmendur këtu ironinë e saj dhe cinizmin, dhe presionin psikologjik të ushtruar ndaj meje. Unë e konsideroj këtë veprim të pa-precedentë, aspak human, në kundërshtim me normat etike, por edhe në shkelje flagrante të të drejtave të mia ligjore”, shkruan Peto.

Para vendimit të 5 ditëve më parë Peto është skualifikuar 2 herë nga KED në garë për Kushtetuesen por u rikthye sërish nga Gjykata Administrative e Apelit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?