Ish gjyqtarja e Kushtetueses Elsa Toska

Dha dorëheqjen, nis procedura e zëvendësimit të Elsa Toskës! Kuvendi hap aplikimet për një gjyqtar kushtetues

4 Tetor, 16:19| Përditesimi: 4 Tetor, 16:22

  • Share

Edhe pse publiku nuk u informua saktësisht se pse u dorëhoq gjyqtarja Kushtetuese, Elsa Toska, e sigurt është se karrigia e saj bosh mund të krijojë probleme për funksionimin e institucionit.

Duke qenë se Toska ishte një nga ato gjyqtarë të zgjedhur nga Parlamenti, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për zëvendësimin e saj, duke hapur aplikimet për vendin vakant, si anëtar i 9-të i Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari i ri kushtetues do të ketë një mandat plotësues, pra jo të plotë, dhe sipas Kuvendit do të do të jetë i vlefshëm deri në nëntor të vitit 2028, kur do t’i mbaronte vetë zonjës Toska nëse nuk do të ishte dorëhequr. Ky afat është kritikuar nga opozita, e cila përmes Jorida Tabakut tha se gjyqtari i duhet të mbarojë në vitin 2025, siç ka këshilluar Komisioni i Venecias.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?