Rrahman Rraja dhe foto nga dhuna për guroren e lista

Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS

1 Gusht, 07:45| Përditesimi: 1 Gusht, 09:41

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste mblodhi më 28 korrik Kongresin, ku u bë votimi edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë. 1330 delegatë votuan për 156 anëtarët e rinj.

Por ajo çfarë vihet re në listën me anëtarët e rinj të PS, shihet se është zgjedhur si anëtare Albora Rraja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Kujtojmë që ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren.

Në dhunë u përfshinë edhe djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja. Ara dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli banorët e Borizanës pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Dy vëllezërit e ish-deputetit, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende në kërkim.

Kliko KËTU për të lexuar listën e plotë të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS të zgjedhur nga Kongresi

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2024 01:58

    Ne te vertete nuk jemi vendi i vetem ku anetare te nje familje o fisi marrin pjese ne politike,mjafton te shikoni U.S.:Kenedit,Bushet,Karter,Klintonet e disa pasardhes te baballareve te kombit e presidenteve te nje apo dy shekujve me pare jane aktive ne politike.Deri ketu nuk ka asgje te keqe.Ndryshimi qendron se keta tanet e shikojne politiken si bajrakun e bejlerekun privat,te trashegueshem perjetesisht dhe si biznes privat per t'u pasuruar e forcuar dhe nje pjese e mire ose merren vete me maskarlleqe,ose jane te afermit e tyre qe njihen si /te fortet/ e zones.

    Përgjigju
  • Pika: 01/08/2024 12:16

    Feudalizem, po trashegojne dhe postet ne parti tani. E ndriti baba dhe mbeti e bija!

    Përgjigju
  • Toni: 01/08/2024 09:48

    PS eshte si Cosa Nostra, LSI si Camorra e PD si Ndragheta. Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene.

    Përgjigju
  • Ardi: 01/08/2024 09:29

    Vend shkerdhat i lumtur qe nuk jetoj aty. Turp!

    Përgjigju
  • Ari: 01/08/2024 09:23

    NE nje patri individuale dhe pergjegjesie eshte individuale

    Përgjigju
  • Eldi: 01/08/2024 08:49

    TURP!

    Përgjigju
  • Peri: 01/08/2024 08:25

    Dhe makineria gebelsiane rsmiste me Meron ne krye na cajne veshet e syte per "rrezikun"e Argites nese merret me politike! Keta jane kandisur ne nje bande te rendomte vrasesish e hajdutesh - nuk quhet me PS por TS - Tepsia Socialiste

    Përgjigju
  • Bim: 01/08/2024 08:13

    Vjen era qelb

    Përgjigju
    • Arben: 01/08/2024 09:47

      Shumica e shqiptareve e shijojne, u pelqen! Nuk e nderroi kot Rama menyren e zgjedhjes se deputeteve! Po te votoheshin te gjithe individet nga populli, Albora Rrahja do merrte me shume vota se vete Rama!

  • Shllaku: 01/08/2024 08:11

    Të gjitha familjet mafioze e kanë një përfaqësues në pushtet

    Përgjigju
  • Kuvendi: 01/08/2024 08:06

    Kuvendi eshte i mbushur me vajza vrasesish E motra vrasesish e vellezer dhe vrases qe kane vrare me doren E vet ka ne parlament e administrate, Eshte nje turp shume i madh dhe nje degjenerim i shtetit. Cdo dite vertetohet qe shteti eshte i kapur nga krimi Se ska shance ne kto lidhje me krimin te jene ne parlament e qeveri

    Përgjigju
  • E verteta: 01/08/2024 08:04

    Nuk heq dore Rama nga kriminalizimi i PS dhe politikes. E konsideron shtetin si kupola e cosa nostra. Fatkeqesi kombetare eshte ky njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?