Dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet i PD-së, Devis Osmani merr vendin e Manos në Korçë

3 Korrik 2020, 09:42| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 14:34

  • Share

Devis Osmani do të jetë kryetari i ri i PD-së në qarkun e Korçës. Ai do të marrë vendin e Andrea Manos, i cili hoqi dorë nga ky post me qëllimin për të marrë pjesë në garën për deputet, si pasojë e ndryshimeve të reja në PD, që kush dëshiron të kandidojë për zgjedhje parlamentare duhet të japë dorëheqjen.

Devis Osmani deri më tani ka mbajtur pozicionin e sekretarit të degës së PD-së në Korçë, ndërsa është propozuar unanimisht nga kryesia e kësaj dege që të jetë kryetari i komanduar deri në vitin 2022, moment që përkon edhe me përfundimin e mandatit të kryetarit të degës së PD-së për Koçën Andra Mano.

Një ditë më parë Mano dha dorëheqjen duke lënë kështu drejtimin e degës lokale të PD-së në Korçë të cilën e mbante prej vitit 2009.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?