Shkoder- Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i ka kthyer përgjigje të gjitha aludimeve të publikuara në media për dorëheqjen e tij nga detyra e kryebashkiakut të Shkodrës. Në një inspektim në punimet që po kryhen në pastrimin e plotë të kolektorit në zonën e Perashit ai ka deklaruar se është paraqitur në SPAK ku ka dhënë shpjegime dhe vazhdon punën normalisht.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha Benet Beci.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u paraqit në SPAK në 1 nëntor 2024 . Kur doli nga SPAK nuk pranoi të japë detaje për mediat se përse u thirr, duke thënë se "do flas në momentin e duhur".
Sa i takon ndërhyrjes për herë të parë në 30 vite, ai u shpreh se nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës nëpërmjet punës.
“Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastru dhe ka qenë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët të cilët gjej rastin ti falenderoj për mirëkuptimin e tyre, sepse sigurisht ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrimi i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmë”, shtoi ai.
Prej ditësh Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Ujesjellës Kanalizime kanë nisur punën për pastrimin e kolektorit nga Perashi në drejtim të zonës së Draçinit i cili rrezikonte qytetin sa herë kishte reshje intensive shiu.
Vajti benet beci ne spak u furi ca shqelma bydheve atyre te spakut edhe iku ne shpi ..
PërgjigjuHec perpara Benet se sa te na kesh ne ska burre me te dale perpara. Jepi fort se ai milet te meriton
PërgjigjuBahar mas qyr me ra ne sy se ke celular, per tjera mos u shqetso se i kryjm ne, Safeti asht mire veç ka hall se nuk asht tu mujt me ik ne klube natet... Ma perqafo Asmerin edhe klyshin tone Denisin