Thierry Henry te Belgjika

Dha gjithçka për Francën, por nesër kundër saj, Henry sfidon të kaluarën e lavdishme

9 Korrik 2018, 10:36| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 11:27

  • Share

Francë-Belgjikë është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës në program të martën në mbrëmje. Një ndeshje shumë e veçantë specifikisht për Thierry Henry, i cili me transalpinët ka fituar gjithçka Botërorin e 1998 dhe Europianin e dy viteve më vonë dhe ka qenë një lider i Francës që nga viti 1997 e deri në 2010-tën.

Por që prej vitit 2016-të ish-sulmuesi është një nga ndihmësit e trajnerit të Belgjikës Roberto Martinez. Henry do të ketë ndjenja të përziera të martën në mbrëmje dhe kjo është një lojë e fatit. Henry për të kaluar në finale e Rusisë duhet të kalojë së pari të kaluarën e tij.

Vetë Henry ka dashur të mos i kushtojë shumë rëndësi këtij fakti duke thënë:

Unë nuk jam trajneri i Belgjikës por një nga ndihmësit. Që kur kam ardhur u kam thënë njerëzve që të jenë të qetë pasi nuk ka Henry show. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe trajnerin Martinez.

Thierry Henry

Ish-sulmuesi është ngacmuar nga Olivier Giroud, i cili ka thënë:

Më vjen shumë keq që Henry është në anën e gabuar të martën ,por jam i lumtur që do ta përshëndes.

Olivier Giroud

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?