Dhallanik me shtresa nga zonja Albana

4 Dhjetor 2023, 11:54| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 11:57

  • Share

Dhallanik me shtresa

Përbërësit:

  • 500 gr miell gruri
  • 500 ml kos
  • 500 ml ujë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 100 gr djathë të thërrmuar
  • 1 kokërr vezë
  • 1 kubik gjalpë i ngrirë
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • Pak piper i zi

Përgatitja:

Në një enë hedhim vezën, kosin, ujin, kripën dhe sheqerin duke i rrahur me telin e ëmbëlsirave. Fillojmë e shtojmë miellin, sodën, piperin e zi, vajin dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë. Do të formohet një brumë më i hollë sesa ai i kekut. Përdorim një tepsi 40 ose 42 cm, por të rrumbullakët. E lyejmë me gjalpë dhe hedhim aty 3 garuzhde nga brumi i përgatitur. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë, të cilën e kemi ndezur paraprakisht në 250 gradë, për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri 3 garuzhde me brumë, duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim përsëri në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të saj duhet t'a shuajmë, kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme. Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer. Konsumohet me djathë dhe me një gotë dhallë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?