Alban Bengasi dhe Elvis Deda

‘Dhashë 200 mijë euro’/ Alban Bengasi avokati i Festim Qolit për vrasjes së Elvis Dedajt? Prokurori Ndriçim Troplini mbajti 3 vite dosjen dhe në fund e ‘ngriu’

23 Maj 2022, 18:00| Përditesimi: 23 Maj 2022, 18:07

  • Share

Bashkëpunëtori i SPAK-ut Nuredin Dumani, në dëshminë e tij për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, ka pohuar se biznesmeni në Durrës, Festim Qoli, e kishte kontraktuar për të kryer krime të ndryshme për llogari të tij dhe të avokatit të njohur Alban Bengasi. Sipas rrëfimit, kur Alban Bengasi i kishte kërkuar Dumanit të vriste gruan e tij Blerta Bengasi për 120 mijë euro, Qoli i kishte thënë ta pranonte ofertën, pasi avokati i duhej, pasi kishte lidhje të forta me gjyqtarë dhe prokurorë. Gjithnjë sipas dosjes, Festim Qoli i kishte kërkuar më herët Dumanit të dhunonte Blerta Bengasi, kundrejt pagesës, me porosi të bashkëshortit të saj Alban Bengasi, i cili kërkonte të hakmerrej për shkak të një tradhtie të dyshuar. Dhunimin e Blerta Bengasit në Tiranë, Qoli donte të bënte si nder për avokatin Alban Bengasi. Dumani ia kalon ‘porosinë’ Eljo Bitrit, i cili dhunon zonjën Blerta. Meqenëse avokati ishte i pakënaqur me shkallën e dhunimit, pasi donte me patjetër që gruas së tij t’i thyhej këmba ose krahu, ai i kërkon Nuredin Dumanit ta vrasë. Dumani nuk pranon pasi i janë dukur pak 120 mijë euro për të vrarë një grua, ndërsa Qoli e shtyn të pranojë ofertën, për të ruajtur lidhjet me Alban Bengasin.

Po pse Festim Qoli ishte kaq i lidhur me avokatin Alban Bengasi?

Sipas rrëfimit të Dumanit, Alban Bengasi do ta ndihmonte Festim Qolin për të përfituar një dëmshpërblim me vlerë 500 mijë euro, pa dëmtimit të kompleksit pas tërmetit. Por, burime për Shqiptarja.com thanë se Alban Bengasi ka qenë avokat Festim Qolit për ta shpëtuar nga ndëshkimi penal, kur dyshohej për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012, në Durrës. Festim Qoli ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Elvis Dedajt, me të cilin kishin biznese të përbashkëta dhe i kishte borxh Dedjat 70 mijë euro. Sipas burimeve, prokurori i çështjes së vrasjes së Elvis Dedajt ishte Ndriçim Troplini, i cili aktualisht është në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut.

Pas vrasjes së Elvis Dedajt, Festim Qoli është fshehur. Kur është shoqëruar nga policia, ai ka thënë në atë kohë se ishte fshehur pasi kishte dëgjuar se të afërm të Elvisit kishin vajtur me armë në pikën e karburantit duke e kërkuar për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e Elvisit. Qoli ka deklaruar se nuk ishte ai autori i vrasjes. Por, nëna e Elvis Dedajt, Fatmira Dedaj, e cila do të eliminohej pas një viti, ka deklaruar se Festim Qoli e kishte vrarë Elvisn, për shkak se Elvisi donte të ndante bizneset e përbashkëta që kishte me të.

Shqiptarja.com mëson se policia ka mbledhur prova të forta të cilat implikonin Festim Qolin në vrasje. Nga eksperimenti hetimor ka rezultuar e provuar se numri i telefonit i përdorur nga Festim Qoli është loguar para vrasjes së Elvis Dedaj, shumë pranë vendit të ngjarjes. Gjithashtu është loguar dhe në vendin fshatin “Pjeze”, ku mendohet të jetë djegur automjeti pas vrasjes. Tashmë, bazuar edhe dëshminë e Dumanit, SPAK akuzon Qolin për vrasjen e Elvis Dedajt si dhe për porositjen e nënës së tij, Fatmira Dedaj, krim për të cilin Dumani pretendon se është paguar 40 mijë euro.

Prokurori Ndriçim Troplini mbyll dosjen pas 3 vitesh

Prokurori i Durrësit, Ndriçim Troplini, duket se nuk është bindur nga provat e grumbulluara dhe as nga dëshmia e nënës së tij Fatmira Dedja, se Festim Qoli ka vrarë Elvis Dedajn. Tre vite pas vrasjes, prokurori Ndriçim Troplini, në 25 maj 2012, ka vendosur pezullimin (ngrirjen) e dosjes penale. Mbetet për t’u zbuluar se pse hetimet kanë zgjatur kaq shumë, pra 3 vite, si dhe arsyetimi i prokurorit për pezullimin e çështjes, aq më tepër kur pas Elvis Dedajt, u vra edhe nëna e tij, Fatmira Dedaj, e cila kërkonte drejtësi për të birin. Mbetet për t’u parë se i ka interpretuar prokurori provat dhe pse nuk ka ngritur akuzë për vrasje nga Festim Qolit.

Ndërsa, për këtë çështje, Dumani ka rrëfyer:

“Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën”.

“U dhashë 200 mijë euro’

Në rrëfimin e tij, Nuredin Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh.

“Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Dedaj, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro”, ka pohuar Dumani para prokurorëve të SPAK.

Pas vrasjes së të birit, vritet nëna e tij Fatmira Dedajt

Gjithnjë sipas dosjes së SPAK dhe rrëfimit të Nuredin Dumanit, këtë herë Festim Qoli nuk do të rrezikonte si në rastin e eliminimit të Ervis Dedajt. Ai do të paguante njerëz të tjerë për t’i vrarë nënën, Fatmir Dedajn. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

“Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoj nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të jap 40.000 mijë euro po ta vrisja.... Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti”, ka rrëfyer Dumani.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjethja: 23/05/2022 20:29

    Tan shqipnia 3 miljon banore,nuk e kuptojne se duke ken ven i vogel dhe qytete me pak banore keto grupet kriminale nuk kan jetegjatesi dhe zbulohen shum shpejt dhe kur kur nje grup ka shum antare vetvetiu kan me u prish me njani tjetrin dhe shtohet munsia e zbulimit.

    Përgjigju
  • Durrazo: 23/05/2022 20:25

    Kto jane 20 e kusur vjet qe vrasin e grabisin, Dhe ne 2022 dalin ne skene.. Nderkohe qe i njeh gjithe shqiperia! Tme thote dikush qe jeton ne durres e tirane Kush nuk i njeh kto Festen e Alban Bengasin e Nuredin e Talo.. Linja droge e vrasje e trafiqe me bandat ne te gjithe shqiperine. Por japin leket muaj per muaj te policia dhe askush nuk ndjehet Derisa i vrasin ndonje te aferm ose ndonje koke te madhe Ose prishje nga interesi! Dhe kjo u fillua me buje dhe do mbaroj me nje vrime ne uje...

    Përgjigju
  • Killer: 23/05/2022 19:43

    Ehhh sa gruq... ka akoma ne Shqiperi mos tpermendim me emra se ca jane akoma ne detyre dhe me te larten e shtetit...

    Përgjigju
  • Lloji: 23/05/2022 19:34

    E tmerrshme, i meret jeta njeriut pa pik dhimbje si ne GTA Play Station!

    Përgjigju
  • Hiri: 23/05/2022 18:39

    Te ARRESTOHEN KY BENGASI DHE TROPLINI....KETE PROKURORIN VARENI TEK URA E DAJLANIT. .....motherfucker. ...

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 23/05/2022 18:25

    Prokuror degjenerate ! Te arrestohet !

    Përgjigju
  • Litari esht paaaaak per kete: 23/05/2022 18:18

    Dmth ky esh mompllet i perfshire Esht a avokati per. vrasesin qe do e perdore pastaj per rahjen dhe vrasjen e ish gruas se tij

    Përgjigju
    • Faleminderit: 25/05/2022 17:42

      Dumani ka harruarr kush ja mbydhi censhtenjen festes , jo cim troplini por Nazmi shuli ish komisari Daja festes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?