Dragan Stojkovic, trajneri i Serbisë

Sport

'Dhashë dorëheqjen', trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

5 Qershor, 14:22| Përditesimi: 5 Qershor, 14:30

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë të shtunën më 7 qershor në orën 20:45 në Tiranë, me atmosferën në kampin e serbëve që nuk është e qetë. Në konferencën për mediet, trajneri Dragan Stojkovic pati një përplasje me gazetarët për zgjedhjet e futbollistëve, ndërsa ka zbuluar se pas Euro 2024 ka dhënë dorëheqjen, gjë që nuk iu pranuar nga federata.

Dragan Stojkovic foli hapur për 'L'Équipe' rreth pozicionit të tij pas Kampionatit Evropian në Gjermani, presioneve me të cilat përballet si trajner, por edhe motiveve dhe qëndrimit të tij personal ndaj punës.

Stojkovic zbuloi se menjëherë pas përfundimit të Euro 2024, ai i ofroi dorëheqjen Federatës së Futbollit të Serbisë.

"Pas Kampionatit Evropian, propozova të largohesha nga Federata. Ata më thanë: jo, do të vazhdojmë ", tha Stojkovic për gazetën franceze L'Équipe.

Duke folur për presionin me të cilin përballet në sytë e publikut, veçanërisht në epokën e rrjeteve sociale, trajneri serb pranoi hapur se sa mizore është kjo dinamikë.

"Në rrjetet sociale, do të 'të presin menjëherë kokën'. Dje isha mbret, ndërsa sot nuk di asgjë për futbollin. Kushdo mund të thotë çfarë të duash. Flasin për familjen tënde, për orën që mban... ", tha ai.

Ai iu referua edhe angazhimit të tij të mëparshëm si president i Crvena Zvezdës, duke theksuar se më pas u përball me sfida krejtësisht të ndryshme, të cilat nuk i pëlqyen.

"U përpoqa të ndihmoja, të zgjidhja problemet. Por kjo nuk është për mua, shumë politikë", vijoi ai.

Së fundmi, ai shpjegoi pse mori përsipër rolin e trajnerit të Serbisë.

"U bëra trajner i Serbisë, sepse e njihja shumë mirë atë brez lojtarësh. E dija se mund të bëja diçka me ta", tha trajneri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?