TIRANË- Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Boville.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.
“Edhe pak orë punë - mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.
Për shkak të punimeve, pati kufizime në furnizimin me ujë në banesat që furnizohen nga Bovilla.
Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj
Nuk e kuptoj se perse mashtrojne kaq shume keta plehrat..... sot e hene dhe une banoj afer qendres se Tiranes e uje ska.... O Veliaj po nuk u ngope duke mashtruar o hajdut.....
PërgjigjuU bene 7 ore qe nga postimi dhe nuk pikon asnje pike nga cesma. Sa jane keto pak ore.
Përgjigju