Një 45-vjeçare ka përfunduar në spitalin e Lushnjes, e transportuar me urgjencë nga ambulanca, pasi motoçikleta që drejtonte doli nga rruga.
Shtetasja M.D., banuese e fshatit Toshkëz, po kthehej nga puna dhe në aksin rrugor rural Fier-Shegan-Pushimi i Shoferit është rrëzuar duke marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, 45-vjeçarja nuk kishte kokore dhe për këtë arsye ka marrë qenë të shumta, ndaj është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po sipas efektivëve të policisë rrugore që kanë kryer procedurat për dokumentimin e ngjarjes, 45-vjeçarja ka thënë se ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar pasi i kishte dalë para në rrugë një dhelpër.
Komente
