Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim.
Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”. Programi, të cilin JavaNews e ka siguruar si document, përcakton se Kushner do të flasë këtë të shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
Fjalimi, i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit, do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama./ JAVANEWS
Kliko këtu për axhendën e plotë
Komento
Komente
