Dhimbja e veshit tek fëmijët, pediatria Biba: Nga shenjat e infeksionit tek dozat e ilaçave, ja mënyrat e kurimit në kushte shtëpie

2 Mars 2022, 14:00| Përditesimi: 2 Mars 2022, 14:09

  • Share

Dhimbja e veshit është ndër sëmundjet më të shpeshta që prek fëmijët e vegjël nga mosha 6 muajsh deri në 3 vjeç. Përballë kësaj problematike, prindërit e rinj ndjehen në dilemë se si duhet të sillen me fëmijën, medikamentet që duhet të përdorin dhe dozën e saktë të tyre.

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ pediatria Sonila Biba këshilloi të gjithë prindërit se çfarë duhet të bëjnë në këto raste.

“Dhimbja  e veshit e mirëfilltë do një trajtim për një kohë të caktuar nuk mund t’i hehdim dy pika dhe të themi është mirë. Dhimbja e veshit duhet vendosur me diagnozë nga mjeku pediatër. Ilaçi me pika duhet përdorur vetëm me rekomandimin e mjekut.

Por përse janë kaq të predispozuar fëmijët ndaj dhimbjeve të veshit? Sipas mjekes pediatre kanë një sërë faktorësh që lidhen me njëri –tjetrin.

“Sepse fëmijët e vegjël kanë më shumë mundësi qoftë nga ana fizike, kemi procesine  gjidhënies që shpesh nënat e bëjnë në pozicionin shtrirë dhe kjo favorizon  pak edhe kthimin qoftë ne sekrecione nazale por edhe të qumështitqë mund të cojë në fillimin e dhimbjeve të veshit” shpjegoi ajo.

Për të gjithë prindërit që e kanë të vështirë të kuptojnë kur fëmija po vuan nga dhimbja e veshit apo një problematikë tjetër, këto janë simptomat që duhet të keni parasysh sipas pediatres Biba.

Nëqoftëse fëmija ka pasur paraprakisht një situatë virusale, hundë të zëna, nëna thotë herë pas here bebi bën si derrkuc ,nëqoftëse fëmija ka pasur temperaturë sufrebile, episode kolle, në këtë situatë mund të ketë dhimbje veshi. Ndërsa një fëmijë që është krejt i shëndetshëm që është ushqyer dhe ka bërë të gjitha proceset jetesore, nuk mund të themi që me patjetër është veshi, në raste të rralla mund të jetë edhe veshi por pjesa më e madhe e rasteve nuk është veshi.

Ndërsa theksoi se trajtimi i dhimbjeve të veshit është i nevojshëm pasi mund të zhvillojë infeksione më të rënda ndërsa këshilloi edhe njëherë prindërit të mos përdorin medikamente pa u këshilluar me mjekun pediatër por vetëm paracetamol në dozën e sygjeruar nga mjeku.

“Veshi është nëj strukturë brenda kokës së njeriut dhe normalisht nëse aty ke inflamacion të vazhdueshëm në zonat përreth mund të bësh një infeksion në vazhdimësi, kështu që mirë është që veshi të trajtohet nëmënyrë rigoroze.Thjesht të mos abuzojnë me përdorimn ilaceve në vesh në mënyrë të vazhdueshme pa u konsultuar me mjekun pediatër ose Orl, ndihma e parë në këto raste është dhënia e antidolorit, të gjithë kemi në shtëpi një paracetamol. Gjëja e parë kur kemi një fëmijë që kanjë dhimbje është dhënia e gjysmës së dozës terapeutike që ne japim për  temperaturë jo dozën e plotë” përfundoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?