Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Dhimbja për humbjen e vajzës/ E moshuara në Delvinë nuk duron dot, i jep fund jetës

23 Gusht 2018, 14:19| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 14:23

  • Share

Delvinë- Në gjendje të rënduar psikologjike, një 68-vjeçare nga Delvina i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Por pas aktit të rëndë të vetëflijimit fshihet një histori e trishtë. E moshuara Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë prej tre vitesh vuante nga depresioni pasi nuk e kishte përballuar dot humbjen e së bijës. Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka pritur të takojë nipërit e më pas ka zgjedhur t’i japë fund jetës.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga i biri dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës mbrëmë vonë, por sot mjekët kanë vendosur ta transportojnë drejt Tiranës. Rrugës për në kryeqytet, siç konfirmon policia, e moshuara ka ndërruar jetë.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera 68 vjeçarja ka tentuar t’i jepte fund jetës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?