“Dhimbje barku, temperaturë, të vjella, dobësi trupore”, fluks i lartë fëmijësh në Pediatrinë e Pogradecit

28 Gusht, 16:12| Përditesimi: 28 Gusht, 17:01

  • Share

Urgjenca spitalore dhe Pediatria në Pogradec po përballen ditët e fundit me një fluks të lartë pacientësh, prekur nga viroza.

Shefi i urgjencës, Genci Zyferi tregon se çdo ditë kanë marrë ndihmë mjekësore mbi 140 pacientë, fluksi më i lartë në raport me vitet e tjera, për shkak të turistëve.

“Simptomat janë dhimbje barku, temperaturë, të vjella, dobësi trupore. Për shkak të temperaturave të larta dhe shtimit të popullsisë numri është rritur këtë muaj. Kryesisht janë forma të lehta që janë trajtuar në urgjencë”, tha mjeku.

Edhe në pediatrinë e Pogradecit, mbi 120 fëmijë në ditë kanë paraqitur simptoma të virozës.

“Ka pasur shumë fëmijë. Me bark, të vjella, të zbehtë në fytyrë. Fluksi arriti kulmin që nga mesi i gushtit e këtej. Kemi pasur verëra të nxehta edhe vitet e tjera, por si ky 15 ditësh nuk ka qenë asnjëherë. Shumë fluks i lartë fëmijësh”, tregoi Bexhet Liçkollari, shef i Pediatrisë Pogradec.

Sipas informacioneve edhe në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtim te rasteve ndërsa mjekët apelojnë për konsumimin e lëngjeve, frutave e perimeve të freskëta si dhe shmangien e qëndrimit jashtë në orët e mesditës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?