Gjergji Kote firmos kontratën e re

Sport

Dhjetë ndeshje këtë sezon, Partizani rinovon me mesfushorin korçar

13 Shkurt, 13:31| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:34

  • Share

Partizani ka rinovuar kontratën deri në verën e 2029 me mesfushorin Gjergji Kote. Korçari është pjesë e të kuqve që nga shkurti 2023 dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubi t'i besojë një kontratë të re, me aktualen që skadonte në vitin 2027.

"Mesfushori 20-vjeçar, i kuq deri në 2029! FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar", bën me dije klubi i kuq.

Djaloshi korçar këtë sezon ka luajtur dhjetë ndeshje dhe ka asistuar në një rast. Gjergji Kote është pjesë edhe e Kombëtares U-21.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?