Roma feston fitoren kundër Monzës

Sport

Dhjetë ndeshje pa humbje, Roma mposht 4-0 Monzën dhe e 'zhyt' në fundin e Serie A

24 Shkurt, 22:37| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:42

  • Share

Serie A e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 26-të. Në "Olimpico" Roma vendase fitoi 4-0 kundër Monzës duke bindur me lojë për të zhytur miqtë në fundin e renditjes.

Sfida u zhbllokua pas 10-të minutave lojë nga Saelemaekers. Më pas në minutën e 32-të do ishte Shomurodov që do kompletonte golin dhe asistin në këtë duel për të qetësuar në stol Ranierin.

Pjesa e dytë sërish vijoi me të njëjtën "melodi" dhe Roma shënoi dy gola të tjerë me Angelino dhe Cristante. Kështu me 40 pikë Roma mbetet në vendin e nëntë, dy pikë pas zonës evropiane, teksa ka dhjetë ndeshje radhazi pa humbje në kampionat. Për të gjetur disfatën e fundit duhet të kthehemi në 15 dhjetorin e vitit të shkuar kur Como i mposhtte 2-0.

Nga ana tjetër Monza nuk po "ngre kokë" dhe pëson humbjen e 16-të sezonale, duke mbetur në vendin e fundit (20) me vetëm 14 pikë.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?