Bota

Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri

19 Dhjetor, 15:10| Përditesimi: 19 Dhjetor, 15:12

  • Share

Disa imazhe të publikuara nga media gjermane BILD, tregojnë sirianët me çanta dhe qese të zeza me para në duar, në tentativë për t’i dërguar ato në bankat e vendit.

Kjo lëvizje e popullit po ndodh pasi inflacioni ka arritur në shifra rekord, të pa para kurrë më parë, në Sirinë e sapodalë nga regjimi 50-vjeçar i familjes Assad.

Monedha kombëtare siriane është zhvlerësuar në një pikë ku të ardhurat mujore sipas gazetës BILD mjaftojnë vetëm për të blerë 20 litra benzinë ose 10 bukë.

Për të ruajtur atë çfarë u ka mbetur nga kursimet e tyre, qytetarët po nxitojnë të konvertojnë në mënyrë aktive lirat siriane në monedha të huaja, kryesisht dollarë dhe euro.

Kursi i këmbimit duhet thënë se është katastrofik pasi përafërsisht 10 kilogramë kartëmonedha të Bashar al-Assadit vlejnë vetëm 1 dollar amerikan.

Duhet thënë se lidershipi i ardhshëm i rebelëve përballet me një sfidë të madhe, siç është stabilizimi i ekonomisë, mobilizimi i ndihmës ndërkombëtare dhe rivendosja e besimit në lirën vendase

Deri në çfarë mase dhe në çfarë harku kohor mund të arrihet kjo detyrë, vështirë se mund të parashikohet duke pasur parasysh ekuilibrin ende të paqartë të fuqisë.

Meqenëse ka pak shpresa për përmirësim në afat të shkurtër, shumë vazhdojnë të konvertojnë paratë në monedha të huaja, megjithëse kursi i këmbimit ndaj dollarit amerikan është jashtëzakonisht i ulët, pasi 1000 lira siriane zyrtarisht kushtojnë vetëm 7 deri në 8 cent amerikanë.

    K.M/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?