Kronikë

Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, trashësia e borës në Shishtavec arrin deri në 50 cm! Rënie gurësh në rrugë

1 Dhjetor, 10:16| Përditesimi: 1 Dhjetor, 11:18

  • Share

 

Kukësi është përfshirë nga reshje dëbore, ndërsa në zonat malore si Shishtaveci trashësia arrin deri në 50 cm. Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa ka rënie gurësh në disa akse duke krijuar vështirësi për qarkullimin.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 09:30 datë 01.12.2024 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 m, ku në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 50 cm.

•Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

•Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç Nj. Adm Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Kam Nj Adm Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj Adm Golaj, Bashkia Has. Nj Adm Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Nj Adm Malzi, Bashkia Kukës.

•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Korça dhe veriu i vendit nën ‘pushtetin’ e borës, trashësia deri në 60 cm! Mijëra banorë pa energji, s'ka probleme me qarkullimin (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?