Makinat luksoze që shkatërrohen nga presidenti i Filipineve

Bota

Dhjetëra makina luksoze shkatërrohen nga presidenti i Filipineve, ishin futur kontrabandë (Foto)

31 Korrik 2018, 23:15| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 23:26

  • Share

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njihet tashmë për karakterin e tij të ashpër ndaj çdo padrejtësie. 

Rreth 7000 përdorues droge janë vrarë nga policia nën urdhrat e Dutertes e po ashtu shumë persona që kanë marrë pjesë në afera korruptive. 

Kësaj here, “i pamëshirmshi” Duterte ka bërë copash makinat luksoze të futura kontrabandë në vendin e tij. 

75 makina e motorë sportivë përfshi Lamborxhini, Mustang apo Porshe, që arrinin vlerën e 4.2 milionë paund, janë shkatërruar totalisht. 

Në një fjalim të mbajtur pak më herët, Duterte tha se do të bëjë që korrupsioni dhe kontrabanda të shkojnë në nivelet më të ulëta gjatë qeverisjes  së tij. 

Komento

Komente

  • xhimi: 01/08/2018 21:46

    bravo.kete shembull duhet te ndjek shqiperia qe i ka gjysmat me dokumenta fallce,.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?