Dhjetëra mijëra demonstrues propalestinezë u mblodhën në Hyde Park, Londër ditën e djeshme (11 Nëntor) për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, si dhe kundër kritikave të Sekretares së Brendshme Braverman ndaj marshimeve propalestineze me fjalët “marshe urrejtjeje”.
Demonstruesit, të cilët morën pjesë në tubimin e solidaritetit me Palestinën me thirrjen e shumë organizatave joqeveritare në vend, kërkuan që Izraeli të përfundojë sulmet e tij në Gaza, të heqë bllokadën, të shpallë një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojë hyrjen e plotë të materialeve të ndihmës humanitare në Gaza.
Qytetarët, të cilët reaguan edhe ndaj përshkrimit të marshimeve propalestineze si “marshime urrjejtje” nga Braverman, mbanin pankarta me thirrje edhe për shkarkimin e Sekretares së Brendshme.
Nga ana tjetër, policia mori masa të gjera sigurie për shkak të ceremonive të “Ditës së Armëpushimit” të mbajtura në qytet me rastin e përvjetorit të armëpushimit të nënshkruar mes aleatëve dhe Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, raporton media turke Anadolu.
Policia Metropolitane e Londrës njoftoi angazhimin e rreth dy mijë policiëve me synimin për të penguar që protestuesit të takoheshin me grupe të ekstremit të djathtë, të cilët kishin bërë thirrje për përballje afër monumenteve ushtarake gjatë ceremonive përkujtimore.
“Nëse i pengoni njerëzit të kenë qasje në nevojat bazë si uji dhe ushqimi, jeni duke kryer gjenocid”, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.
Punonjësi i Sistemit Kombëtar Shëndetësor (NHS) dhe sindikalisti Bob Joseph, i cili mori pjesë në marshim, theksoi se në Gaza po kryhet gjenocid dhe tha se pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha vendet perëndimore nënshkruan një marrëveshje për të parandaluar gjenocidet e reja në të ardhmen.
Ai tha se me këtë marrëveshje, vendet nënshkruese nuk do të kryenin gjenocid, do të ndalonin gjenocidin nëse ndodh dhe do të siguronin që përgjegjësit të gjykohen dhe ndëshkohen para gjyqeve.
“Nëse i pengoni njerëzit të kenë qasje në nevojat bazë si uji dhe ushqimi, jeni duke kryer gjenocid”, tha ai, duke theksuar se qeveria izraelite duhet dënuar.
Ndryshe, marshimet e solidaritetit me Palestinën janë mbajtur në Britani çdo të shtunë që nga 14 tetori. Në dy tubimet e para, demonstruesit marshuan në hyrje të Downing Street, ku ndodhet Kryeministria, drejt Parlamentit në marshimin e tretë, ndërsa zhvilluan tubimin katërt në sheshin Trafalgar.
Organizatorët e marshimit iu përgjigjën negativisht Policisë Metropolitane të Londrës, e cila kërkoi shtyrjen për shkak të “Ditës së Armëpushimit”, dhe njoftuan se e kishin rregulluar vendin dhe orën në mënyrë që të mos ndikonte në ngjarjen përkujtimore. Pavarësisht kësaj, kryeministri Rishi Sunak i përshkroi demonstratat në ditën e armëpushimit si “provokim dhe mungesë respekti”.
Sekretarja Braverman, e cila i kritikoi ashpër marshimet, reagoi ndaj policisë së Londrës, duke pretenduar se ata kanë “qëndrim të njëanshëm” ndaj protestave palestineze.