Dhjetëra të vdekur në rrugën Thumanë-Tapizë, eksperti i sigurisë Sulçe: Shkak i aksidenteve parakalimi i gabuar, shumë makina në një rrugë të ngushtë

Nga Thumana deri tek Ura e Tapizës, pjesë e aksit rrugor që lidh Tiranën me Fushë Krujën dhe Milotin janë jo më shumë se 16 kilometra. Ky aks, prej vitesh konsiderohet nga policia njollë e zezë e aksidenteve rrugore.

Rruga cilësohet e tillë edhe nga banorët e zonës, të detyruar të lëvizin çdo ditë mes trafikut dhe shpejtësisë së makinave.

“Këtu është kot! Çfarë me gjyku? Këtu është vdekje, është aks i vdekjes! Rruga e vdekjes kjo është, nga Tapiza deri në Thumanë. Kjo na merr në qafë të gjithëve, kalamajtë. Këtu nuk ka asnjë gjë. Këtu është shtet kot. Aksi është me probleme, shpejtësia është në maksimum. Edhe aksidenti që ndodhi këto ditë për faj të shpejtësisë ishte. Edhe sinjalizim nuk ka”, thonë banorët.

Pranë kryqëzimit të Gramzës, kur sapo kishte kaluar mesnata e 6 marsit u përplasën dy automjete, si pasojë humbën jetën 5 të rinj.

Fiks në të njëjtin vend, dy vite më parë nga një përplasje fatale humbën jetën katër persona. Në gjatësinë e rrugës të zë syri lapidarë që kujtojnë edhe viktima të tjera nga aksidentet. Por, çfarë thonë ekspertët e sigurisë rrugore?

Në intervistë për Report Tv, Artur Sulçe tha se në këtë aks nacional me trafik të rënduar parakalimet e gabuara janë problemi kryesor.

“Në çdo kohë kjo ka një numër të madh mjetesh që lëvizin në këtë kategori rruge. Niveli i shërbimit të saj është i ulët, duke pasur parasysh edhe kulturën e vogël të përdoruesve të kësaj rruge. Në moment të caktuara përdoruesi i rrugës duke lëvizur me një shpejtësi të vogël, ndërkohë që shpejtësia maksimale është 80 km në orë, ndërhynë dhe hynë në parakalime të gabuara. Ato sjellin këto aksidente kaq të rënda”, thotë Sulçe.

Situata përkeqësohet sidomos gjatë orëve të natës, ku mungon ndriçimi.

“Në kushtet e errësirës ka edhe një vështirësi tjetër të madhe. Fakti që është një rrugë me dy korsi, dritat ndërfutet tek njëri-tjetri dhe përplasja ndodh në pak sekonda, nga dy deri në katër”, vijon eksperti.

Zgjerimi i rrugës, vendosja e sinjalistikës dhe mbikalimet në zonë të populluar janë zgjidhje sipas ekspertit.

“E vetmja zgjidhje është ndërtimi sipas standardeve të rrugës. Zgjatimi nga ku përfundon autostrada e Laçit deri në Tapizë. Kjo lloj rruge nuk ka kosto shumë të madhe, kërkon pak investim për zgjerim që problemi të përmbyllet përfundimisht”, përfundon eksperti Artur Sulçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • iliri: 09/03/2022 19:28

    KJO RRUGE ESHTE BERE NE KOHEN E ILIR METES,,,,ATY KA VJEDHJE SEPSE DUHEJ TE ISHTE AUTOSTRADE ME DY KORSI NE TE DY KAHET,,,,DHE ME NDARJE NE MES,,,PRANDAJ ATY NUK DO PUSHOJNE AKSIDENTET ,,,,SEPSE eshte bere per te vjedhur,, ESHTE RRUGE PA NDARJE ,,,PA KORSITE E NEVOJSHME DHE PA KORSI EMERGJENCE,,,ILIR META DUHET TE ARRESTOHET NGA SPAKU,,,PER KETE KRIM...qe akoma pikon gjak....

    Përgjigju
  • 0&pi: 09/03/2022 18:11

    Kleo nuk po te shaj,por nese nuk ke kalu nejher ne jeten tane ne ate rrug dhe nuk e di se ku nodhet dhe nuk e ke iden e rrealitetit te falet.Po ta spiegoj thjeshte autostrada vjen nga Veriu me 4 korsi dhe nderpritet ne Thumane ose aty kthehet ne 2 korsi vajtje ardhje deri ne Tapiz,pra mungon tenderi ose LOTI leshit qe te bashkohen 4 korsi nga Thumana deri ne TAPIZ dhe nese qeveria e perfundon kete pjes te pakten dhe sigurt qe aksidentet do te minimizohen.

    Përgjigju
  • kleo: 09/03/2022 17:09

    Ekspert leshi, aksidentet vine nga mos zbatimi i regullores se qarkullimit dhe nga pa pergjeqshmeria e drejtuesve te mjetit sidomos te moshave te reja qe i marin patentat duke pavuar. Masat e ndeshkimit duhet te jene shume te ashpera. Nuk zbatohet mos perdorimi i celularit dhe ky eshte nje turp, shikoni gjith diten ne mes te Tirane drejtus mjetesh femra dhe meshkuj para policit me tel. ne dore nuk e cajne koken fare...Jemi vendi i vetem ne Europe qe gjoben per perdorim celulari e kemi qesharake...

    Përgjigju
  • liku: 09/03/2022 16:04

    Aksidentet vijne per pa aftesi te shofereve nuk respektojne rregullat e qarkullimit dine vetem te mbajne gazin shtypur dhe te perdorin telefonin duke nenvleftesuar rregullat e qarkullimit qe jane pasoje e aksidenteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?