Pastrimi i zonës 'Pishë Poro'

Sociale

Dhjetëra vullnetarë në mbrojtje të natyrës, zona e 'Pishë Poro' në Darzezë pastrohet nga mbetjet

1 Qershor, 16:10| Përditesimi: 1 Qershor, 16:17

  • Share

Peizazhi i Mbrojtur Pishë Poro, në zonën turistike të Darzezës në Fier, u pastrua nga dhjetra vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier. 

Ky park është shumë i frekuentuar nga qindra vizitorë gjatë fundjavës nga zonat përreth por edhe nga e gjithë Shqipëria. 

Por ndotja që ata prodhojnë, është e madhe pasi pjesa më e madhe e tyre, pas piknikut, mbetjet i lënë në park. 

Me pjesëmarrjen e vullnetarëve, këtë vit po punohet për pastrimin e disa zonave bregdetare dhe në brigjet e Lumit Vjosë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?