Kronikë

'Dhjetori i Dytë'/ Rama u shuan shpresat Bashës dhe Kryemadhit: Ky nuk është dhjetori im i fundit në qeverisje

10 Dhjetor 2018, 16:30| Përditesimi: 10 Dhjetor 2018, 16:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama në komunikimin “live” që realizoi ditën e sotme përmes rrjetit social “Facebook”, komentoi edhe paralelizmin që i është bërë protestës së studentëve me atë të studentëve të dhjetorit të ’90-ës, të cilët kërkonin me çdo kusht vendosjen e pluralizmit politik pas 46-vitesh në diktaturë.

Rama e cilësoi paralelizmin e protestave si “përralla”, të cilat duhen lënë menjanë. Më tej, kreu i ekzekutivit u shpreh se ky nuk do të jetë dhjetori i fundit që do të jetë në qeveri.

Lërini përrallat me dhjetorë. Ata të dhjetorit '90... Dhe ta dini që ky nuk është dhjetori i fundit që do jem në qeveri. Do thoni ju po pse sa do të rrish ti. Sa do të rri unë kjo është një temë tjetër, por e flasim një ditë tjetër. Po ky nuk është dhjetori i fundit.

Edi Rama, Kryeministër

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?